Burime nga policia thanë se “është arrestuar 27 vjeçari, Festim Muhameti nga fshati Mbreshtan i Beratit ndërsa janë shpallur në kërkim vëllai i tij Isa Muhameti, 25 vjeç dhe Sajmir Arapi, dhe tre personat pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë oficerin e policisë kufitare, Artan Bali dhe shtetasit Çlirim Bali dhe Destan Bali.”
27 vjeçarit iu gjet në momentin e arrestimit, një armë zjarri tip pistoletë të cilën ia kishte marrë oficerit të policies, gjatë konfliktit.
Të plagosurit iu nështruan ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjes dhe aktualish janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim. /Telegrafi/