Site icon Telegrafi

Plagosen pesë policë dhe një grua pas të shtënave me armë zjarri në Phoenix

Pesë policë dhe një grua janë plagosur pasi një burrë hapi zjarr nga shtëpia e tij në Phoenix.

Incidenti u shpalos rreth orës 02:00 pranë zonës së 54th Avenue dhe Elwood Street, kur policia iu përgjigj një thirrjeje për të shtëna me armë zjarri.

Ndërsa polici i parë iu afrua shtëpisë, i dyshuari hapi zjarr dhe e plagosi në disa pjesë të trupit, raporton nypost.

Polici raportohet se është aktualisht në një gjendje të rëndë, por pritet të shërohet, njoftoi shefi i policisë së Phoenix, Jeri Williams.

Në një moment gjatë përplasjes, burri i armatosur nxori jashtë shtëpisë një foshnje në karrocë.

“Ndërsa policët shkuan për ta sjellë foshnjën, i dyshuari vazhdoi të qëllonte – duke u shkaktuar plagë katër policëve të tjerë”, njoftoi Williams.

I dyshuari më pas u barrikadua brenda shtëpisë. Autoritetet pohuan se përleshja vazhdoi deri në ora 06:00, sipas kohës lokale amerikane.

Të pesë oficerët – dhe gruaja që u plagos rëndë – u dërguan të gjithë me urgjencë në spital. Foshnja nuk ishte lënduar.

Nuk ishte e qartë se si u plagos gruaja. Policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë nëse i dyshuari, gruaja dhe foshnja kanë lidhje mes tyre – dhe çfarë çoi në të shtënat fillestare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version