Tre të rritur dhe një fëmijë 6-vjeç u qëlluan në një parking të West Side San Antonio të Teksasit, raporton San Antonio Express-News, shkruan Telegrafi.
Sipas shefit të policisë së San Antonio, William McManus, dy nga të plagosurit e janë jashtë rrezikut për jetën, gjithashtu fëmija u qëllua në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. McManus thotë se të katër viktimat janë familjar dhe janë nën 20-vjeç.
McManus tha se “Ne nuk besojmë se këto të shtëna ishin të rastësishme”.
Policia thotë se i dyshuari i maskuar hapi zjarr në largësi rreth 4.5 metra dhe ende është në kërkim. /Telegrafi/