Telegrafi

Plagët shërohen më shpejt kur janë të pambrojtura!

Hulumtimet kanë treguar se plagët e mbuluara (gërvishtjet, djegiet) shërohet më shpejt në një hapësirë të lagësht. Andaj, plagët duhet ta trajtojmë me ndonjë yndyrë të duhur dhe ta mbulojmë me fashë ose me fashë lidhëse derisa të mos shërohet.

Një studim tjetër britanik ka zbuluar duke përdorur minjtë pse femrat shërohen më shpejt nga lëndimet në krahasim me meshkujt.

Enët e gjakut nuk ishin tkurrur tek minjtë të cilëve u ishte dhënë estradiol (estrogjen), që ndodh me rastin e lëndimit që shkakton gjakderdhje. Kjo u kishte ndihmuar minjve që të shërohen më shpejt në krahasim me ata që nuk kishin pranuar estrogjen.

Ky studim tregon e receptorët e estrogjenit në qelizat mitokondriale ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të femrave pas lëndimeve. Por, nëse në mënyrë kimike bllokohen receptorët e estrogjenit tek femrat, atëherë qelizat e tyre shërohen në të njëjtën mënyrë sikurse tek meshkujt. /Telegrafi/