Site icon Telegrafi

Plagët e pashëruara të krimeve serbe në Kosovë: Prindërit që presin fëmijët e zhdukur (Video)

Ferdane Qerkezi nga Gjakova mbeti e vetme, pasi që forcat serbe në mars të 99-ës ia morën burrin dhe katër djemtë.

Që nga ajo kohë, për këtë grua jeta ishte e vështirë, por ajo thotë se asnjëherë nuk i heq nga mendja djemtë e burrin.

Qerkezi shprehet se eshtrat e dy djemve i gjeti, ndërsa pret edhe për tre anëtarët e tjerë të zhdukur.

Tani ajo ka vendosur që shtëpinë e saj ta bëjë muze, derisa në të i ka të ekspozuara gjërat e familjarëve të saj.

E gjendur në shtëpi e vetmuar, thotë se gjithnjë mendon se mos po i vijnë djemtë e burri.

Fatin e njëjtë me Qerkezin, e ka edhe Ajshe Shehu nga Krusha e vogël. Edhe për nënën Ajshe, dhimbja është e madhe. Ajo shpeshherë beson se ata mund t’i kthehen të gjallë. Por, realitetin e dinë, ani pse e ka rëndë për ta pranuar. /Klan Kosova/

Exit mobile version