Site icon Telegrafi

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Për shkak të balancimit të keq të lëngjeve tretëse, nëse kemi të thatin, mundeni shpesh të keni të vjella në mëngjes

Kur flasim për të thatin (ulcerën) në lukth, në të vërtetë fjala është për plagën e hapur në mukozën e këtij organi, thartirat të cilat lukthi i prodhon, irritojnë këtë plagë dhe atëherë shfaqen simptoma të pakëndshme.

Shenja më e shpeshtë e të thatit në lukth është dhembja e barkut, e cila zakonisht shfaqet nën eshtrat e gjoksit dhe në gavrën e stomakut, transmeton Telegrafi.

Janë edhe këto simptoma të të thatit në lukth:

1. Tretja e shtuar

I thati mund të shkaktojë dhembje të mëdha gjatë tretjes dhe probleme me gazra, të cilat zakonisht shfaqen me lemzë pas çdo racioni.

2. Të përzierat në stomak

Për shkak të balancës së keqe të lëngjeve tretëse, nëse keni të thatin, shpesh në mëngjes do të ndieni të përziera në stomak.

3. Ndjenja e peshës në stomak

Është e zakonshme që i thati shkakton ndjenjën e peshës, të ngjashme me atë kur pimë shumë lëngje.

4. Simptoma të gripit

Një numër i madh pacientësh simptomat e të thatit i konsideron si simptoma të gripit – lodhje, rraskapitje, të përziera…

5. Humbja e apetitit

Dhembja therëse dhe e fuqishme, të cilën pacientët e ndiejnë edhe deri disa orë pas racionit, shpesh shkakton edhe frikë nga ushqimi dhe humbje të apetitit.

6. Uria e pashpjegueshme

Gjithashtu është tipike që personi, i cili ka të thatin, disa orë pas racionit të drekës ndien uri të fuqishme. Mirëpo, fjala nuk është fjala për ndjenjën e vërtetë të urisë, por për forcën e lëngjeve tretëse.

7. Humbja e peshës trupore

Me humbjen e apetitit është logjike edhe humbja e peshës. 8. Ndryshimi i ngjyrës së jashtëqitjes. Për shkak të punës së zorrëve jashtëqitja juaj mund të jetë më e errët, më e butë apo madje me gjurmë gjaku.

Çfarë të hani nëse keni të thatin në lukth?

Ushqim të shëndetshëm dhe artikuj të freskët janë zgjedhje e mirë. Pemë, perime, drithëra dhe produkte të qumështit me përqindje të ulët yndyre, si edhe oriz të kafenjtë le të jenë pjesë e ushqimit tuaj.

Provoni sa më pak të përdorni kripën në ushqim, nga vajrat përdorni vajin e ullirit, mirëpo më e rëndësishme nga të gjitha është që të vizitoheni te mjeku, por edhe ta dëgjoni trupin tuaj.

Nga këshillat e tjera, do të jetë mirë të dini që nuk është punë e mençur të hani para se të shkoni të flini gjumë.

Gjendjes suaj shëndetësore do t’i bëjnë mirë racionet e vogla të ndara në mënyrë të barabartë për gjithë ditën. /Telegrafi/

Exit mobile version