Në mëngjesin e sotëm është plaçkitur ekspozitura e Halkbankës në Butel 1 Shkup. Nga Ministria për punë të brendshme konfirmuan se vjedhja ka ndodhur në ora 9:30 në ekspoziturën në rrugën “Butelska”.
E kanë kryer tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, të cilët kanë marrë shumë të caktuar dhe e kanë braktisur vendin.
Ekipe të policëve të SPB Shkup kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe është përforcuar prania policore. Po ndërmerren masa për kapjen e kryerësve./Telegrafi/