Telegrafi

Plaçkitje si nëpër filma në aeroportin e Moskës, hajnat arrijnë t’i vjedhin 150 mijë dollarë (Video)

Një grup hajnash kanë arritur të vjedhin 150 mijë dollarë nga një veturë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Moskës, Domodedovo, derisa shoferi i tyre i cili u mundua t’i shpëtoj prangave të policisë ka përplasur veturën në pikën e kontrollit.

Në videon e kësaj plaçkitje që ka ndodhur të dielën e kaluar, shihet vetura të cilën e kishin marrë me qira, duke u përplasur në pikën e kontrollit të aeroportit, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda më pas shihen dy persona duke vrapuar në drejtim të veturës, nga e cila nxjerri një paketë të madhe.

Sipas raporteve të policisë ruse, vetura që ishte cak i hajnave kishte pasur brenda një shumë të majme të parave (kesh). Ata kishin arritur t’i vjedhin 10 milionë ruble (150 mijë dollarë).

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në aeroportin e Moskës, ku skena ngjason me ato të filmave aksion të Hollywood-it. /Telegrafi/