Një plaçkitje e armatosur ku janë përdorur armë të rënda që të vjedhin paratë nga vetura e blinduar e cila po lëvizte nëpër autostradë, shokoi qindra shoferë që ishin dëshmitarë të një shpërthimi të fuqishëm.
Plaçkitja e armatosur kishte detyruar plaçkitësit që në një moment të qëllojnë rrotën e veturës së blinduar me qëllim që ta ndalojnë, të cilës më pas i vënë eksploziv në kasafortë duke e hedhur në erë, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet se si gjysma e veturës fluturon në ajër, derisa qindra vetura që ishin në autostradë ku ndodhi plaçkitja mbetën të shokuar me atë çfarë panë.
Një dëshmitarë ka rrëfyer për mediat se skena është dukur si “zonë lufte”, në momentin që copëzat e metalta filluan të fluturojnë nëpër ajër.
Të dyshuarit kishin ndaluar furgonin, nga i cili vodhën paratë në kasafortën të cilën e hodhën në erë.
Kjo plaçkitje raportohet të ketë ndodhur në një autostradë në Johannesburg të Afrikës së Jugut.
Ndërkaq plaçkitësit ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një shumë të majme të parave, të cilat nuk janë shkatërruar nga shpërthimi i kasafortës. /Telegrafi/