Një argjendari luksoze Bvlgari në sheshin Vandom në Paris është plaçkitur, kurse dëmet shkojnë në mbi një milion euro.
Tre plaçkitës të armatosur në dy motoçikleta, u shfaqen para lokalit rreth orës 13:45, transmeton Telegrafi.
Dy prej bartnin armë të gjata dhe gjatë plaçkitjes goditën punonjësin e sigurimit. E sipas hetuesve, dëmet e shkaktuar janë mbi një milion euro.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen dy motoçikleta të zeza të parkuara në trotuar para argjendarisë.
Njëri burri i veshur në të zeza dhe helmetë në kokë, i armatosur bën roje. E kalimtarët e rastit iknin në anën tjetër të rrugës kur panë burrin e armatosur duke qëndruar para lokalit në qendër të Parisit.
Pas plaçkitjes treshja u larguan me shpejtësi me motoçikleta. Ndërsa është interesant se i njëjti lokal ishte objektiv i një plaçkitje tjetër në vitin 2021, ku dëmet ishin vlerësuar në rreth 10 milionë euro.
Derisa po largoheshin policia arriti të plagosë në këmbë, njërin nga tre plaçkitësit i cili më pas përfundoi në pranga. Dy tjerët janë arrestuar pas fillimit të hetimeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/louis_raymondis/status/1652295845658738688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1652295845658738688%7Ctwgr%5E6ec8e3b8d48e9d8660de9b27a1aa80a5cd02ce81%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4153576%2Fopljackana-poznata-zlatara-u-centru-pariza-pogledajte-neverovatan-snimak-razbojnistva-stoji-sa-puskom-i-tera-prolaznike-video