Disa pamje të publikuara nga mediat botërore thuhet se tregojnë momentin kur një shitës i madh bizhuterish plaçkitet ndërsa një roje sigurie e vëzhgonte.
Dhe pamjet vijnë ndërsa Ishulli i Veriut i Zelandës së Re përballet me një mori goditjesh dhe grabitjesh të fundit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, ata janë parë “duke u hedhur mbi sportelet e një dyqani” Michael Hill në qendrën tregtare Bayfair të Mt Maunganui, tre orë në jug të Auckland, të shtunën.
Madje, grabitësit, duke përdorur çekiçët, nuk u shqetësuan ndërsa po kryenin sulmin e tyre gjatë ditës, me rojet e sigurisë që shikonin të tmerruar.
A major shopping centre had to be evacuated after a group of masked thieves raided a Michael Hill jewellery store in New Zealand. https://t.co/5zYfOfGqUb #7NEWS pic.twitter.com/GhrsZcRO3N
— 7NEWS Melbourne (@7NewsMelbourne) January 28, 2024
Ndërsa disa iu përgjigjën pamjeve në internet – të hutuar se pse roja i sigurisë nuk reagoi – shumica e njerëzve ishin “mirëkuptues”.
“Jeta juaj nuk ia vlen për një bizhuteri. Mos e fajësoni rojën e sigurisë që qëndron prapa dhe thjesht ka marrë një ide për përshkrimet”, shkroi një person.
“Mund të konfirmoj si roje sigurie, 23,65 dollarë në orë, nuk ia vlen”, shtoi një tjetër.
https://www.tiktok.com/@nzdancingagent/video/7328767438764494087?is_from_webapp=1&sender_device=pc
Por të tjerë thanë se ishte “ky mentalitet” që i bëri hajdutët të mendonin se mund të shpëtonin.
“Pra, cili është roli i sigurisë?”, pyeti një person.
Ndërkohë thuhet se policia ende nuk ka rënë në gjurmët e të dyshuarve.
Ndryshe, incidenti i së shtunës shënoi herën e tretë në 10 muaj që dyqani Michael Hill në Qendrën Tregtare Bayfair është vënë në shënjestër të hajdutëve, duke shkaktuar shqetësim nga vendasit në lidhje me sigurinë. /Telegrafi/