Dy plaçkitje kanë ndodhur mbrëmë në dy lokacione në Shkup. Sipas buletinit ditor të policisë, është plaçkitur një bastore dhe është bërë përpjekje e pasuksesshme për plaçkitjen e një këmbimoreje, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rreth orës 18:00 një autor i panjohur me maskë ka kryer plaçkitje në një bastore sportive në lagjen e Fushë Tophanës në Shkup. Siç njoftoi MPB, autori duke u kanosur me armë nga punonjësi i ka marrë 73.000 denarë me ç’rast është arratisur në drejtim të panjohur.
Në orën 18:20, një autor i panjohur me maskëka tentuar të bëjë plaçkitje në një këmbimore në rrugën ‘Moskovska’ në Shkup.
Duke u kanosur me pistoletë punonjësit i ka kërkuar para, por ai ka arritur ta kyç alarmin e sigurisë, me ç’rast plaçkitësi i maskuar ka hequr dorë nga qëllimi dhe është arratisur.
Policia është duke i ndërmarrë masat për gjetjen e autorëve të dy plaçkitjeve dhe për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/