Site icon Telegrafi

Plaçkitja me xhirimet më të pastra: Nën kërcënimin e armëve, hajnat thyen dyqanin (Video)

Në një qendër tregtare që ndodhet në Stokholm të Suedisë, dy hajna e kanë thyer një dyqan ku shiten orë dhe bizhuteri.

Burrat me kapela dhe maska në fytyrë, e kanë thyer derën e lokalit i cili sapo ishte mbyllur, ndërsa brenda ende ishin punonjësit, transmeton Telegrafi.

Ata i kanë kërcënuar pjesëtarët e stafit me armë, si dhe me mjete tjera të forta, teksa kanë grabitur gjësende me vlerë.

Megjithëse është thirrur Policia, ata kanë arritur të largohen me shpejtësi, ndërsa ende ndodhen në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version