Site icon Telegrafi

Plaçkitja me keçap

Plaçkitësit i kanë sulmuar ato me keçap, duke i stërpikur në fytyrë dhe në trup, dhe derisa dy gratë ishin përpjekur të pastronin keçapin nga trupi i tyre, kjo u ka mjaftuar plaçkitësve t’ua rrëmbejnë çantën, ku ishin 4.600 funte.

Violet Bunejko (84) dhe e bija e saj 60-vjeçe Pauline Driver, kanë mbetur të shokuar me këtë veprim, mirëpo kanë thënë se përkundër faktit se kanë mbetur pa para të kursyera në bankë, ato sërish do të organizojnë një festë të mirë për Krishtlindje.

Kjo plaçkitje ka ndodhur në qendrën tregtare, Westgate Shopping Centre, në Oxford, ndërsa policia është duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version