Site icon Telegrafi

Plaçkitin bankën me targa të personalizuara

James Snell është arrestuar nga policia, pasi gjatë plaçkitjes kishte shfrytëzuar BMW-në e tij, e cila kishte targa të personalizuara – J4MES.

Këto targa i kishte vërejtur një dëshmitar i rastit, i cili kishte qëlluar para bankës, ku janë vjedhur 104 mijë funte.

Vetura më vonë është gjetur në garazhin e vëllait të Jamesit, ndërsa në bagazhin e saj policia ka gjetur 30.000 funte.

“Targat specifike na e kanë lehtësuar shumë punën për t’i gjetur plaçkitësit”, ka thënë prokurori Daniel Williams.

Snell dhe shoku i tij Adam Abbot e kanë pranuar fajin në gjykatë, ndërsa Carl Campion e kishte mohuar atë, por megjithatë, është shpallur fajtor. /Telegrafi/

Exit mobile version