Qëllimi i hajnave, nuk është vetëm plaçkitja e parave dhe të mirave materiale. Kështu së paku na tregon një plaçkitëse, që hyri të vishte në një sallon bukurie në Sichaun të Kinës.
Pasi vodhi një shumë të konsiderueshme të parave, ajo gjeti kohë edhe të aplikonte grimin, transmeton Telegrafi.
Derisa qëndronte e qetë dhe nuk ngutej, përdori mjetet profesionale që të kthente qepallat, si dhe të lyente sytë.
“Pse ta kapte policia pa grim, duhej të dukej bukur për fotografi”, ishte një prej komenteve të shumta.
Megjithatë, ajo doli prej lokalit ashtu siç edhe kishte hyrë, ndërsa nuk dihet nëse është zënë nga autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/