Telegrafi

Plaçkiti dyqanin duke kërcënuar punonjësit në këtë formë bizare (Video)

Në Kaliforni të shteteve të Bashkuara, një burrë i paidentifikuar e ka plaçkitur një dyqan, duke i kërcënuar punonjësit me dorën e futur poshtë bluzës, që pretendonte se ishte armë.

Ai iu ka bërtitur punëtorëve duke iu kërkuar paratë dhe pasi nuk i bindeshin, ka kaluar banakun për të dalë në anën tjetër, transmeton Telegrafi.

Njëri nga punëtorët i ka ngritur duart lartë, nga frika se ai është i armatosur, pasi e ka hapur kasën që t’ia ofrojë paratë.

Pasi i ka marrë mbi 300 dollarë, burri në moshë të mesme, është larguar në drejtim të panjohur.

Polica e ka publikuar këtë video, në përpjekje të identifikohet ky njeri që ia doli të mashtrojë se në formë bizare kinse është i armatosur. /Telegrafi/