Një burrë me mjekët të bardhë dhe mustaqe ka plaçkitur një bankë në Kolorado Springs, më pas ka filluar të hedh në ajër paratë e vjedhura të cilat i mblidhnin kalimtarët e rastit derisa ai dëgjohej duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjen”, raporton BBC.
Policia amerikane ka bërë të ditur se ky burrë i moshuar ka plaçkitur bankën Academy dy ditë para festës së Krishtlindjes, në kohën kur punonjësit e bankës kishin dalë në pauzë të drekës, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët kanë thënë se ai kishte plaçkitur bankën dhe më pas kishte dalë në rrugë duke i hedhur në ajër paratë, dhe vazhdimisht bërtiste “Gëzuar Krishtlindjen”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas shkoi dhe u ul në lokalin më të afërt të Starbucks, për të shijuar një kafe dhe priste policinë që ta arrestojnë.
Siç raporton BBC kalimtarët e rastit kishin mbledhur paratë nëpër rrugë dhe e kishin kthyer në bankë. E policia në Kolorado Springs ka identifikuar të dyshuaritin si Wayne Oliver, 65-vjeç, duke shtuar se nuk ka indikacione që atë mund ta ketë ndihmuar dikush. /Telegrafi/