Persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë plaçkitur gjatë ditës së djeshme filialin e Western Unionit në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke punuar një filial të Western Union, dy persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash prej 2800€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/