Një person i panjohur mbrëmë në Shkup ka kryer një plaçkitje nga një veturë e një shtetasi të Turqisë, nga ku ka marrë hallka ari, orë dore, telefona celular, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vlera e gjësendeve të vjedhura arrin në 600.000 denar, apo rreth 10.000 euro. Rastin në polici e ka paraqitur vet shtetasi turk, J. P, 61 vjeçar. Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e keqbërësit./Telegrafi/