Site icon Telegrafi

Plaçkitet shtëpia e Wiz Khalifas

Wiz Khalifa është viktima e fundit e plaçkitjeve.

Shtëpia e reperit ishte thyer mëngjesin e të shtunës, por ai shmangu ndonjë humbje për shkak se një kujdestar i shtëpisë ishte prezent në momentin e plaçkitjes duke frikësuar hajnat.

TMZ raporton se dy burra të veshur në xhamperë kishin thyer një dritare prej ku kanë hyrë në shtëpinë e cila gjendet në San Fernando rreth orës 4:45 të mëngjesit.

Një anëtar i ekipit të Wiz Khalifas ishte në shtëpi kur e dëgjoi zërin dhe hajnat u zbrapsën në momentin kur e dëgjuan se ai po afrohej.

Asnjë e mirë materiale nuk ishte marrë nga shtëpia dhe i vetmi dëm ishtë xhami i thyer. Porlicia ende po zhvillon hetime.

Kjo plaçkitje vjen pasi e njëjta u ndodhi fytyrave tjera prominente si John Mayer dhe Christina Milian. Besohet se kësaj të fundit plaçkitësit i vodhën afro 100 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version