Profesoresha e njohur e Fakultetit juridik, Tanja Karakamisheva, e njohur për mbështetjen e saj ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur se është plaçkitur shtëpia e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, rasti ka ndodhur gjatë natës së Krishtlindjeve dhe se shtëpia e saj është vandalizuar krejtësisht.
Karakamisheva fajin për vjedhjen ia hedh qeverisjes së tanishme, duke thënë se mundësinë për jetë ua jeo qeverisja e tanishme e cila, sipas saj, i mbron dhe amniston plaçkitësit./Telegrafi/