Gjatë natës së Vitit të Ri, ka ndodhur vjedhje në shtëpinë e gazetarit Tomisllav Kezharovski.
Gruaja e Kezharovskit, Marina Kezharovska, në Facebook ka postuar fotografi nga rrëmuja në shtëpinë e tyre dhe tregon për gjërat që ju janë vjedhur, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dy laptopë të Tomçes janë marrë, celular me numër të Gjermanisë, ndërsa më të vjetërit nuk janë marrë. Tableti jo, kompjuteri i vajzës jo, gjejeni vetë se çfarë kanë kërkuar. Në dhomën e vajzës kanë kërkuar, ndërsa janë marrë dy orë. Nga dhoma ime janë marrë orë dhe byzylyk. Vjedhje, por nuk ngjanë shumë si vjedhje”, shkruan Marina./Telegrafi/