Site icon Telegrafi

Plaçkitet shtëpia e Dzekos në praninë e gruas dhe fëmijëve

Shtëpia e sulmuesit boshnjak të Romës është plaçkitur gjatë të mërkurës mbrëma dhe i janë vjedhur disa sende me vlerë.

Të mërkurën mbrëma skuadra e Romës ishte duke zhvilluar ndeshjen kampionate ndaj Sassuolos, ku fitoi 3-1 falë dy golave të Dzekos, kur shtëpia e tij u bë objekt plaçkitje.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, në momentin e hyrjes së plaçkitësve në shtëpi ishin gruaja dhe fëmijët e lojtarit.

Lexo po ashtu “Ky është Edin Dzeko i vërtetë”

Nga raportimet e gazetës italiane, plaçkitësit morën 500 euro para të gatshme dhe disa çanta që i takonin gruas së lojtarit, e cila me të dëgjuar zhurmat telefonoi policinë.

Pas kësaj, policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rastin, por, deri më tani ende nuk ka asnjë të re rreth gjetjes së plaçkitësve. /Telegrafi/

Exit mobile version