Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca ka qenë viktimë e një plaçkitje gjatë mbrëmjes të së premtës.
Plaçkitësit raportohet që kanë vjedhur veturën, stoli të çmuara dhe madje shfrytëzuan një veturë për të thyer portën.
Sipas Mediaset, shtëpia e Baccas e plaçkitur gjendet në Trezzano sul Naviglio, afër Milanos, shkruan Telegrafi.
Sipas këtij raportimi, vetura e vjedhur e Baccas është një Porsche Cayenne, por ata shfrytëzuan Mini Cooperin e tij që të thyejnë portën.
Bacca kthehet të martën në Itali pas duelit Kolumbi-Ekuador, kur edhe do të konstatojë dëmin total. /Telegrafi/