Mbrëmjen midis 11 dhe 12 maj të vitit 2018, nga ora 16:30 deri në orën 07:00 të mëngjesit në postën e fshatit Shemshovë të Tetovës, një person i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë.
Duke përdorur forcën e ka larguar pengesën metalike nga dritarja dhe është futur në postë.
“Nga arka ka vjedhur 98.840 denarë pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ata shtojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit./Telegrafi/