Ngjarja është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa po kryhen veprimet e para procedurale.
Zyra Postare Durrës 4 ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit, atë “Aleksandër Goga”. Zyra ndodhet pranë Spitalit Rajonal dhe jo larg Drejtorisë së Policisë. Një telefonatë e një qytetari që ka konstatuar vjedhjen e postës, ka njoftuar në polici, e cila është vënë në lëvizje dhe e ka ndjekur automjetin me të cilin janë larguar, duke kapur autorët e dyshuar.
Kjo zyrë është degë e Postës Shqiptare dhe përveç transportit të korrespondencës e mallrave ofron shpërndarjen e pensioneve dhe mundësinë e kryerjes së pagesave të ndryshme, energji elektrike, uji, telefon, internet, si dhe taksa të bizneseve dhe siguracione të ndryshme.
Paraprakisht thuhet se autorët kanë marrë kasafortat ku ruheshin paratë e këtyre pagesave. /Telegrafi/