Gjersa ishte me Kroacinë në një takim ekipor, Ivan Perisic u bë viktimë e një vjedhje të rëndë.
Në banesën ku jeton në Milano i janë vjedhur tri orë dore në vlerë totale prej 82 mijë eurove.
Gazeta italiane “Stampa” shkruan sot lojtari i Interit menjëherë pas kthimit në Milano shkoi në polici dhe raportoi rastin e vjedhjes në apartament në katin e 19-të të ndërtesës Bosco.
Sipas kroatit, atij i është vjedhur ora e markës Rolex Limited Edition Audemars Piguet, me vlerë 20 mijë euro ndërsa bashkëshortes, Carolina Bucci, ora në vlerë prej 50 mijë eurove Hublot si dhe një tjerët të vlerës 12 mijë euro.
Perisic ka treguar se për herë të fundit më 27 maj, para se të shkojnë në Kroaci, orët ishin në një kuti në një dollap.
Ai shtoi se hajduti nuk i ka prekur të hollat ose gjësendet tjera me vlerë si dhe në derë nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me forcë dhe se i vetmi person që kishte qasje në atë banesë, ishte pastruesja. /Telegrafi/