Telegrafi

Plaçkitet një zyrë e PTK-së në Prishtinë

Me këtë rast vlera e plaçkitur në këtë Zyrë Postare është 1,801.40 euro.

Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ana e punëtorëve të PTK-së, ndërkohë që janë evidentuar dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të plaçkitësve.

Gjatë pesëmujorit të këtij viti gjashtë pika shitëse të PTK-së ishin cak i plaçkitjeve të armatosura. Rasti i fundit ishte sulmi dhe plaçkitja me armë zjarri e pikës shitjes së PTK-së nr.1, prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, por edhe në Lipjan

PTK në vazhdimësi ka kërkuar një kujdes më të shtuar nga institucionet më të larta të rendit dhe sigurisë për ruajtjen e pasurisë së PTK-së, e cila është pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/