Telegrafi

Plaçkitet një xhami në Istog

Një person është arrestuar pasi që kishte hyrë në një xhami në Istog, dhe kishte vjedhur para në arkë, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’, pasditen e djeshme. /Telegrafi/