Një shtetas serb ka raportuar se është plaçkitur nga disa persona të maskuar në rrugën Kavadar-Rosoman.
Rasti është paraqitur në stacionin policor në Kavadar. B.S.T (24) ka bërë të ditur se kur ka dalë nga vetura, i janë afruar persona të maskuar të cilët me thikë dhe vidë, i kanë marrë 415 euro dhe 2500 denarë.
Janë ndërmarrë masat për të gjetur plaçkitësit./Telegrafi/
*Foto Ilustrim