Persona të panjohur e kanë plaçkitur personin D.K (38), i cili me vete ka patur një shumë të madhe parash, të marra në bankë.
Ai e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se dy persona të panjohur, me motoçikletë, i janë afruar dhe i kanë marrë, 2.4 milionë denarë (39 mijë euro).
Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur plaçkitësit./Telegrafi/