Dje pasdite rreth orës 17:50 në pompën e benzinës në Haraçinë, dy persona të maskuar kanë kryer grabitje. Nën kërcënimin me armë grabitësit nga i punësuari kanë marrë 180 mijë denarë (3 mijë euro) dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia konfirmon rastin dhe njofton se është vënë në kërkim të autorëve dhe zbardhjen e plot të rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Po dje në periudhë prej 19:30 deri më 22:00 në fshatin Moranë të Shkupit, në shtëpinë e N.I. 41 vjeçar , është kryer vjedhje e rëndë. Autori është larguar nga vendngjarja me 5100 euro, 22 000 denarë një pistoletë dhe gjëra të tjera. Nga policia njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/