Persona te panjohur, kanë thyer një ordinance private dhe një barnatore përballë Shtëpisë së Shëndetit në Drenas.
Ata raportohet të kenë vjedhur një televizor dhe një aparat për matjen e tensionit te gjakut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në koordinim dhe pas një intervenimi të stacionit policor te Skenderajt, kanë arritur t’i ndalin te dyshuarit e lartcekur në fshatin Marinë të Skenderajt.
Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, ka thënë se personat e dyshuar janë dërguar prapa grilave. /Indeksonline/