Telegrafi

Plaçkitet një market në Shkup

Dy persona të panjohur të maskuar, prej të cilëve njëri i armatosur, dje mbrëmë kanë plaçkitur një market në rr. ‘Pavle Iliq’ në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryerësit, informon MPB-ja kanë hyrë në market dhe me kërcënim me armë nga arkat kanë marrë 50 mijë denarë dhe menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Janë ndërmarrë masa për gjetjen e hajdutëve dhe qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/