Site icon Telegrafi

Plaçkitet KEP-i në Obiliq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur në një institucion mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Telegrafi mëson se institucioni mikrofinanciar që është plaçkitur është KEP-i.

Policia thekson se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve. Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht policia thotë se po punon për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

 

Exit mobile version