Telegrafi

Plaçkitet një degë e Bankës Ekonomike

Zëdhënësi i Policës ë Kosovës Arbër Beka, ka konfirmuar për Telegraf plaçkitjen e një dege të Bankës Ekonomike në Prishtinë.

“Po është plaçkitur Banka dhe është arrestua një person, dyshohet se janë plaçkitur 10 mijë euro por ende nuk janë verifikuar saktë”, tha Beka.

Sipas tij Policia është në kërkim edhe një personi tjetër. /Telegrafi/