Site icon Telegrafi

Plaçkitet një bastore në Tetovë, janë marrë rreth 14 mijë denarë

Rreth 14 mijë denarë janë marrë gjatë një plaçkitje, nga autor i panjohur, i maskuar dhe i armatosur me armë, që është kryer mbrëmë në bastoren sportive në rrugën “Ilindeska” në Tetovë.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, plaçkitja ka ndodhur rreth orës 21:00 me ç’rast në objektin, pronësi e M.E (38) nga Tetova, ka qenë vetëm një e punësuar.

“I panjohuri duke u kanosur dhe armën nga sirtari i arkës ka marrë 12 mijë e 420 denarë si edhe 2.000 denarë që gjendeshin në çantën e të punësuares. Me paratë e marra nga sirtari i panjohur me shpejtësi ka dalë nga bastorja dhe me biçikletë e ka braktisur vendin”, tha Josifovski.

Ai shtoi se polica po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit./Telegrafi/

Exit mobile version