Në një plaçkitje që ka ndodhur këtë mëngjes, nën kërcënim të pistoletës nga një bastore sportive në Gostivar është marrë shumë e madhe parash.
Sipas SPB Tetovë, plaçkitja është denoncuar këtë mëngjes rreth orës 9. Nga informatat e para pas ekspertizës së kryer nga ekip i policisë së Gostivarit, një person i maskuar ka hyrë në bastoren sportive “Sport life” që ndodhet në qendër të qytetit. Plaçkitësi ka kërcënuar të punësuarin me pistoletë dhe ka kërkuar para.
Personi i panjohur me paratë e marra ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nga SPB Tetovë informojnë se punohet në vërtetimin e identitetit të kryerësit të veprës dhe shumës së parave që janë vjedhur nga bastorja./Telegrafi/