Telegrafi

Plaçkitet një bankë në Shkup

Foto: Ilustrim

Persona të armatosur rreth orës 13:00 kanë plaçkitur ekspoziturën e “Halk Bank” në Vizbeg të Shkupit.

Sipas informacioneve të para, persona të armatosur janë futur në bankë dhe kanë kërcënuar të punësuarit, më pas kanë marrë një shumë parashë dhe janë larguar me makinën e tyre, me të cilën kanë ardhur para se ta kryejnë vjedhjen.

Nga MPB e kanë konfirmuar këtë rast duke thënë se do të vazhdojnë hetime për të zbuluar kryerësit e veprës.

Ndërsa nga “Halk Bank” thanë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka të lënduar.

“Informojmë opinionin se nuk ka të lënduar dhe se situata është vendosur nën kontroll nga ana e institucioneve kompetente të cilat punojnë në zbardhjen e rastit. Gjithashtu informojmë klientët se mjetet e tyre janë të sigurta në pajtim me politikat e bankës”, thonë nga “Halk Bank”./Telegrafi/