Telegrafi

Plaçkitet një bankë në Shkup, policia në vendin e ngjarjes

Një filial i “NLB Bankës” në Çair të Shkupit, paraditen e sotme ka qenë pre e një grabitje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur forca të policisë, të cilët po këqyrin vendin e ngjarjes.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, dëme tjera materiale dhe shumën e parave që janë vjedhur.

Pritet që policia gjatë ditës së sotme të dalë me informacione më të detajizuara./Telegrafi/