Person i panjohur, dje rreth orës 9 ka plaçkitur kazinon “Senator” në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPB, person i panjohur duke kërcënuar me armë punëtorët, ka marrë qarkullimin ditor dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nga MPB thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/