Një degë e Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është plaçkitur në orët e pasdites.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Insajderi sjell fotografi nga vendi i ngjarjes ndërsa do të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin.
Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që kjo bankë është cak i plaçkitjeve./Insajderi.com/