Telegrafi

Plaçkitet banka në Strugë

Foto: Ilustrim

Një vjedhës mëngjesin e djeshëm ka hyrë në TTK Banka në Strugë dhe duke u kërcënuar me pistoletë ka vjedhur 220.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hajduti duke e kërcënuar i ka hedhur një çantë të punësuarës. Ajo ka marrë paratë dhe i ka vënë në çantë dhe më pas vjedhësi ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia po ndërmer masa për ndriçimin e rastit./Telegrafi/