Telegrafi

Plaçkitet banka në Prishtinë

Pak më parë ka ndodhur një plaçkitje në Prishtinë, në filialin e Bankës “BKT” te kurrizi.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë zeri.info se aksioni ka zgjatur përafërsisht pesë minuta.

Njëri nga plaçkitësit ka pasur në posedim një armë të tipit AK-47. Ndërsa, dy plaçkitës të tjerë kishin vendosur maska mbi kokë dhe kishin mbuluar fytyrën më ombrella të shiut.

Plaçkitësit kanë arritur që ta marrin me vete një shumë të konsiderueshme të hollash.