Telegrafi

Plaçkitësve të armatosur, kamerierja iu kundërvu duke i qëlluar me shkop (Video)

Në një lokal ku shitet mish pule në Kosta Rika, plaçkitësit kanë ikur me vrap, pasi kamerierja i ka ndjekur me shkop.

Kamera e sigurisë i ka filmuar burrat e maskuar, teksa hynë vjedhurazi dhe mbajnë armët në duar, transmeton Telegrafi.

Derisa njëri shkon në skaj, tjetri afrohet te arka dhe nisë të kërkojë pazarin e ditës.

Por, ai qëllohet aq shumë me mbajtën e fshesës, sa që i thyhet në trup dhe largohet me nxitim duke marrë para që arrijnë shumën deri 130 euro, por jo edhe pjesën tjetër.

Policia e ka publikuar këtë video, në përpjekje që të identifikohen dhe të kapen keqbërësit. /Telegrafi/