Policia në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, po përpiqet të identifikojë të dyshuarin për tentim plaçkitje, në një dyqan ku shitet duhan.
Kamerat e sigurisë, e kanë kapur momentin dramatik, kur burrit të ngathtë i ka rënë arma në dysheme dhe është detyruar të largohet, transmeton Telegrafi.
I frikësuar se mund të qëllohet prej shitëses, ai nisi të ikte me vrap, por u pengua nga pantallonat që nisën t’i binin.
Meqenëse nuk ka mjaft dëshmi, policia po ka problem ta identifikojë, sepse kishte pasur doreza dhe nuk ka lënë asnjë shenj gishtash. Syzat dhe kapela, kanë bërë mjaft për t’ia mbuluar fytyrën, sa që të mos arrihet identifikimi. /Telegrafi/