Anil Velji që është pronari i një lokali ushqimor në Mançester të Anglisë, i është kundërvënë me karrige dhe shishe të vodkës, një plaçkitësi që mbante thikë në dorë.
Në momentin që i është afruar te banaku, shitësi 40-vjeçar është përpjekur të mbrohet, por është rrëzuar në dysheme, transmeton Telegrafi.
“Më shumë frikësohesha për të birin tim adoleshent se sa për vete, por nuk kisha fuqi sa duhet” ka thënë Velj lidhur me rastin.
Filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë, e tregon atë teksa rrëzohet dy herë, por megjithatë ia del që ta largojë nga lokali.
Forcat e rendit janë duke bërë hetime rreth rastin, ndërsa po kërkojnë ndihmë për të identifikuar këtë njeri. /Telegrafi/
https://youtu.be/j4FXzMeDA2o