Site icon Telegrafi

Plaçkitësit shpërthejnë në vaj

Fryma e kondicionerit e ktheu spërkatësin prapa tek çifti, i cili doli duarthatë nga një bankë e qytetit jugperëndimor Wroclaw, në Poloni.

Zëdhënësi i policisë lokale ka thënë: "Ata i kanë thënë arkëtarit të hapë sirtarin e parave dhe tentuan t’i grabisin ato, por spërkatësi me piper iu kthye në fytyrat e tyre, si pasojë e frymës së nxehtë që dilte nga kondicioneri.

"Ata arritën të ikën vetëm sepse e kishin një mik i cili po i priste jashtë me një makinë të gatshme për të braktisur vendin e ngjarjes", ka shtuar zëdhënësi.

Kamerat e sigurimit i shfaqën hajnat me veshje të zeza, edhe pse mediat polake spekuluan se po që se ata do të sulmojnë prapë, ata më mirë e kanë të vendosin maska kundër gazit.

Policia ende është në kërkim të hajnave.

Exit mobile version