Në Ferizaj, dje në mbrëmje, ka ndodhur një grabitje në tentativë me ç’rast ka mbetur i plagosur një punëtor i një lokali në të cilin dy persona të armatosur hynë për të plaçkitur.
Viktima mashkull, sipas Policisë së Kosovës, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e një kompanie, kane hyrë dy të dyshuar të panjohur të cilët nen kërcënimin e armës i kanë kërkuar para.
“… mirëpo pasi punëtori ka refuzuar t’u jap para, njeri prej të dyshuarve ka shtënë me armë në drejtim të viktimës me ç’rast e qëllon në këmbë dhe largohen në drejtim të panjohur”, bën me dije Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizaj dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.65 mm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa njësitet policore janë duke kryer hetime intensive.